Home Lajmet kryesore Portugalia futet në histori, fiton trofeun e parë të Ligës së Kombeve....

Portugalia futet në histori, fiton trofeun e parë të Ligës së Kombeve. Holanda e dyta (VIDEO)

U luajt në stadiumin “Dragao” të Portos finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Holandës, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy ekipet më tepër menduan për të mos pësuar, sesa tentuan të shënonin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, janë portugezët që kalojnë në avantazh. Guedes gjuan fort dhe saktë nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i vetëm i kësaj finaleje dhe Portugalia bëhet fituesja e parë e Ligës së Kombeve, këtij kompeticioni më të ri të UEFA-s.

Loading...