Home Kronika POLICIA JEP DETAJE PËR AKSIDENTIN E TRE MAKINAVE NË AFËRSI TË BUKOVIQIT

POLICIA JEP DETAJE PËR AKSIDENTIN E TRE MAKINAVE NË AFËRSI TË BUKOVIQIT

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe Bukoviq, ku u përplasën tre makina.

“Dje rreth orës 16:15 në autostradën “Nënë Tereza” në rrethinën e fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre makina, respektivisht makinë e tipit “Fiat Seichento” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga A.D. (43) nga fshati Trubarevë, makinës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga A.S. (26) nga Novo Sella e Tetovës, dhe makina “Peugeot Biper” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga E.R.(36) nga Shkupi”.

MPB njofton se gjatë aksidentit janë lënduar tre shoferët dhe bashkudhëtarja. /SHENJA/

Bonus video:
Loading...