Home Aktualitet Përgjimi i tretë i Bild/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat...

Përgjimi i tretë i Bild/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0 (VIDEO)

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Në përgjimin e tretë, Avdylaj ia del që të përfshijë Ilir Ndraxhin si kandidat në listat e PS. Më pas ai zgjidhet deputet. Kurse Avdylaj krenohet se do e surprizojë Ramën me një rezultat 10:0 në Durrës.

“Astrit Avylaj, kreu i grupit kriminal në Shijak, telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit” (Ilir Ndraxhit) sot deputet i Partisë Socialiste. Avdylaj ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të përfshihet në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit. Gjatë bisedës, bosi i krimit, Astrit Avdylaj telefonon vëllain e kandidatit socialist dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, kandidat potencial, ka marrë një telefonatë (nga lart) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Gjithashtu, Astriti zotohet se do të punojë fort aq sa ata do të surprizojnë të gjatin (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv ‘10:0’ .

Disa ditë më pas Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për deputet në qarkun e Durrësit. Ndërkohë, Elton Arbana, atëherë kryetar i PS për Bashkinë e Shijakut është përmendur në një bisedë si kandidat për deputet që grupi krimminal Avdylaj është duke punuar për ta vënë në listë, por renditja në listë nuk është favorizuese (10-11). Më vonë marrëveshja ndryshon, Elton Arbana nuk është përfshirë në listë, por i është premtuar diçka e mirë. Elton Arbana është sot kandidat i PS në Bashkinë e Shijakut në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019,” shkruan Bild.

PERGJIMI

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi, si je?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan? Ç’kemi?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë. Asgjë e veçantë, duke u marrë me çunin. Çfarë bëhet ndonjë gjë?

Astrit Avdylaj: Asgjë vëlla. Të mora për qejf, a ke dëgjuar ndonjë gjë apo jo…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për çfarë?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait apo jo (Ilir Ndraxhi)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo shoku, ai tha që do të takohej me ty. Ju s’keni pas mundësi dje se ka qenë Juvja (ndeshje futbolli) ose nuk e di. Ai tha që Juli ka folur dhe që do vijë nesër ta takojë. Ai mori në darkë dhe tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do ta takojë atë. Por me Gjushin (Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësirt), në fakt do takohen për punë pune…

Astrit Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke pritur. Nesër, ose pasnesër, ai (Vangjush Dako) më tha që ne e kena në xhep… E kupton ç’dua të them?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po.

Astrit Avdylaj: Ne thjesht po presim, ai më tha mua, në 25. Eltoni (Arbana) ishte atje gjithashtu. Ai i tha Eltonit që do ta vendosë të 10-in ose 11-in.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Epo mirë, mirë…

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu, me një fjalë, me fqinjët e mi, me njerëzit, me një fjalë, nuk dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar çdo njeri. E kam shumë me merak dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe te ai sipër (Edi Rama). Ai do të na shohë me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë…

Astrit Avdylaj: Që t’i japim atij (Edi Ramës) një 10-çe me zero, që edhe ai vetë të habitet.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji një telefonatë Julit, shko dhe pi një kafe te puna me atë.

Astrit Avdylaj: Mirë o rob zoti.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: E ke numrin e Julit?

Astrit Avdylaj: Po e kam, e marr unë.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit!

Astrit Avdylaj: Çfarë flet ore…Asgjë!

Loading...