Home Aktualitet Përgjimi 9/ “Bllokoi autobusat ”, shefi i policisë së Kamzës urdhërohet të...

Përgjimi 9/ “Bllokoi autobusat ”, shefi i policisë së Kamzës urdhërohet të ndalojë votuesit e PD të shkojnë në Dibër! (VIDEO)

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të shit-blerjes së votave në zonën e Dibrës.

Në përgjimin numër 9 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.

Biseda e përgjuar:

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.

Sali Skura: Ckemi, si ia çove

Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.

Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?

Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.

Sali Skura: Po po po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.

Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.

Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…

Arben Keshi: Shumë mirë.

Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

Loading...