Home Aktualitet Përgjimi 6/ Blerja e votave- “Ai që s’pranoi ofertën është këtu”, “Hahaha...

Përgjimi 6/ Blerja e votave- “Ai që s’pranoi ofertën është këtu”, “Hahaha e di ça të bësh” (VIDEO)

Në përgjimin e gjashtë që BILD ka publikuar pak minuta më parë, drejtori i qeverisë Rama, Arben Keshi, i cili është edhe protagonisti i Dosje 184, dialogun me një person tjetër, i cili i tregon për një episod që i ka ndodhur.

“E mban mend atë personin që nuk e pranoi ofertën javën e kalume? Ka ardhë duke më kërku tani. Është këtu”, i thotë personi i paidentifikuar drejtori të Ramës.

Dhe Arben Keshi përgjigjet duke qeshur: “Ti e di ëfarë duhet të bësh”.

Gazetari i gazetës gjermane “Bild” Pieter Tiede paralajmëroi se do të dalin përgjime sesi janë vjedhur votat në Dibër.

Gazeta gjermane ka publikuar disa video me përgjime. Në videon numër 6 dëgjohet Arben Keshi, zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme, i cili flet me një person me numrin e telefonit 0686913636.

Një person i paidentifikuar telonon Arben Keshin dhe i thotë se personi që refuzoiparatë për votën gjatë javës ka ndryshuar mendje dhe ka ardhur të kërkojnë paratë përmes dajës së tij. Keshi i jep instruksione sesi të mbarojë punë. I njëjti person pyet për dicka tjetër por Keshi i thotë se do ti përgjigjety me një mesazh sepse nuk mund të flssë për momentin.

Biseda e përgjuar:

Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.

Numri 0686913636: Ah, dëgjo.

Aben Keshi: Ëhë

Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.

Arben Keshi: Ëhë

Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet

Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën

Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë

Arben Keshi: A mbarove

Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…

Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.

Numri 0686913636: Ok.

Loading...