Home Aktualitet Përgjimi 11/ ‘Të gjejë vend e të futet…’, Pjerin Ndreu kërcënon drejtorin...

Përgjimi 11/ ‘Të gjejë vend e të futet…’, Pjerin Ndreu kërcënon drejtorin për votat (VIDEO)

Përgjimi 11

Në përgjimet e reja të publikuara ditën e sotme nga e përditshmja gjermane “Bild” shfaqet edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili komunikon me drejtori i drejtorisë rajonale arsimore, Dibër, Drini Gjeci.

Biseda e plote:
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!

Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?

Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.

Drini Gjeçi: Reshatit?

Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: PO

Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.

Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Bonus video:
Loading...