Home Aktualitet Përgjimi 10/ “Do të çoj disa çuna” Gjiknuri telefonon Arben Keshin (VIDEO)

Përgjimi 10/ “Do të çoj disa çuna” Gjiknuri telefonon Arben Keshin (VIDEO)

Janë 16 përgjimet e publikuar sot nga gazetari gjerman Peter Tiede, lidhur me shit blerjen e votës gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Në përgjimin e mëposhtëm është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i cili flet me ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Gjiknuri i thotë Arben Keshit se do t’i çojë tek qendra votimi disa djem problematik që t’i ketë për çdo rast.

Damian Gjiknuri: Ca bohet? Nai merak nai gjo?
Arben Keshi: Duhet të vijnë këto deputetët
Damian Gjiknuri: Do vijnë do vijnë, si duket do flejnë icik se kanë qenë gjithë natën aty.

Arben Keshi: Edhe unë skam fjet gjithë natën
Damian Gjiknuri: E di me e di. Do vijnë tani.
Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra. Vëzhguesit e atyre janë nga rrethet.

Damian Gjiknuri: E di ashtu i kanë marrë ato. S’kanë besim tek të vetët. Nejse unë do të çoj disa çuna të jenë aty. Ti kesh aty, do vijnë ke shtabi jot. Mos të dalin shumë ata se janë nga ata tipat problematikë, por të jenë aty për çdo rast.

Loading...