Home Aktualitet Përgjim 14/ Gjiknuri-biznesmenit:Kush u mor me transport parash? (VIDEO)

Përgjim 14/ Gjiknuri-biznesmenit:Kush u mor me transport parash? (VIDEO)

Gazeta gjermane “Bild” vazhdon me publikimin e përgjimeve për shit-blerje të votave në Dibër.

Ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste.

Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

Biseda e përgjuar:

Bekim Krashi: Po shef.

Damian Gjiknuri: O Bekim, dëgjo këtu, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur për atë punë.

Bekim Krashi: Ne me thënë të drejtën nuk jemi mbështet aq sa duhet, por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

Loading...