Home Aktualitet Parashikimi i frikshëm i gazetarit: Kam informacione se ushtria do të dalë...

Parashikimi i frikshëm i gazetarit: Kam informacione se ushtria do të dalë në rrugë

Gazetari Nikollë Lesi, i njohur për qëndrimet e tij pro Presidentit Meta dha parashikimin e frikshëm se në 30 qershor, nëse do të bëhen zgjedhje ushtria do të dalë në rrugë. Ai nuk e konsideroi këtë një koment politik, por bazuar në informacione të sigurta.

Ndërkohë, Lesi tha se i besonte këto informacione, edhe për faktin se Meta është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe se vetëm ai mund të japë urdhra për daljen në rrugë të ushtrisë.

Lesi shkoi edhe më tej, teksa tha se duhet sa më shpejt një dialog dhe ulje në diskutime, sepse, trazirat e vitit 1997 nuk është çudi të jenë sërish pjesë e asaj që mund të ndodhë në Shqipëri, sidomos nëse palët nuk tërhiqen.