Home Lajmet kryesore Panik dhe tmerr/ 65 lëkundje tërmeti shkundin Greqinë dhe Shqipërinë brenda 30...

Panik dhe tmerr/ 65 lëkundje tërmeti shkundin Greqinë dhe Shqipërinë brenda 30 orëve, ja si është gjendja në juglindje

Vetëm brenda 30 orëve të fundit në Korçë dhe Ersekë janë regjistruar 65 lëkundje tërmeti.

Zyra sizimike raporton se lëkundjet janë ndjerë kryesisht në juglindje të vendit, në Korçë-Ersekë dhe në Greqi.

Mësohet se 35 lëkundje janë regjistruar në juglindje të vendit tonë, ndërsa 11 prej tyre në qarkun e Korçës.

Lëkundjet e njëpasnjëshme kanë dëmtuar 184 banesa, 60% e të cilave janë të pabanuara.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive te ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura: 160 ne Floq, 40 ne Vidove dhe 30 në Qafzes.

Gjithashtu mësohet se një numër i madh banesash janë dëmtuar edhe në fshatin Selenicë të Kolonjës, ku banorët kanë kaluar gjithë natën jashtë.

Loading...