Home Kronika Ndalohen tre kosovarë në Tetovë

Ndalohen tre kosovarë në Tetovë

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, dje (2 qershor 2019), rreth orës 7 e 10 minuta, në rrugën “Iliria”, në afërsi të Qendrës për Kulturë në Tetovë, kanë arr*estuar tre shtetas të Kosovës: 27-vjeçarin me inicialet A.H., 18-vjeçarin me inicialet V.L. dhe 19-vjeçarin I.M.

Tre shtetasit e Kosovës, kanë hyrë ilegalisht në Repubikën e Maqedonisë së Veriut, ku edhe kanë qëndruar ilegalisht, dhe nuk kanë pasur me vete asnjë lloj dokumenti për identifikim.

Pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër në Stacionin policor në Tetovë dhe dokumentimit të rastit, janë dorëzuar në Njësitin për kr*ime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme./flurudha.com

Bonus video:
Loading...