Home Kronika ‘Mbreti’ shqiptar i grabitjeve në Londër do të kalojë 14 vjet pas...

‘Mbreti’ shqiptar i grabitjeve në Londër do të kalojë 14 vjet pas hekurave

Një nga hajdutët më të kërkuar të Britanisë është bur*gosur për 14 vjet.

Dënimi i Astrit Kapaj, 43 vjeç, vjen pas një dekade pasi ai filloi aktivitetin e tij kri*minal, ku pothuajse ka grabitur dy duzina shtëpish në jugperëndim të Londrës.

Kapaj, i cili është me origjinë nga Vlora, mori epitetin si ” Hajduti i Wimbledon” për mënyrën se si shënjestronte komunitetin e pasur, duke udhëtuar rregullisht nga shtëpia e tij në Altrincham, Manchester, midis periudhës kohore të vitit 2008 dhe shkurtit 2019, për të vjedhur stoli të çmuara dhe parà nga vik*timat.

Ai u shpall fajtor për 21 akuza për vjedhje në Gjy*katën Kingston Crown më herët gjatë këtij viti – dhe një nga dy akuzat për vjedhje në tentativë ishte për shtëpinë e yllit të tenisit, Boris Becker.

Kujdesi që ai tregonte e ndihmoi t’i shmangej arr*estimit për vite të tëra, dhe ai do të linte shumë sende për të shmangur dyshime, duke përfshirë një rast në të cilin mori 600 £ nga një portofol por u la 200 £ pas.

Ai vidhte në mënyrë të tillë që pronarët e shtëpive të mendonin se i kishin humbur ose i shpenzonin paratë vetë, dhe Kapaj – i cili kishte punuar në një dyqan të çipeve – ishte gjithashtu i kujdesshëm kur arrinte të merrte sende si unaza dhe varëse.

Policia nuk mundi të gjente një gjurmë të vetme të Kapaj në asnjë prej shtëpive të plaçkitura, por më pas u arr*estua në shkurt pasi u kap nga një kamera sigurie.

Policia londineze e kishte lidhur atë më parë me 200 vjedhje.

Kapaj në të gjitha grabitjet nuk linte asnjë shenjë gishtash. Edhe në rastin kur ai hodhi një palë doreza te sekuestruara si provë nga policia nga ku u përftua ADN-ja nuk u mund të zbulohej pasi në bankën e ADN-së kombëtare angleze nuk kishte një kampion të mëparshëm të Kapajt.

Ai pranoi akuzat për 21 grabitje ku sendet e vjedhura kapin vlerën e 1 milion stërlinave.

Kapaj nuk tregoi asnjë emocion pasi iu tha se ai do të kalonte 14 vjet pas hekurave.(TCH)

Loading...