Home Aktualitet Mbledhja urgjente e PD/ Zbulohet skenari i protestave dhe ultimatumi i Bashës

Mbledhja urgjente e PD/ Zbulohet skenari i protestave dhe ultimatumi i Bashës

Partia Demokratike është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është thënë në mbledhjen që kryetari Lulzim Basha zhvilloi në mbrëmje pas mbylljes së protestës me ish-deputetët e PD dhe kryetarët e bashkive, ku kërkoi mobilizim maksimal.

Deri të dielën është kërkuar mobilizim nga aleanca qytetare dhe është deklaruar se do të ketë protesta kudo ku shkel Edi Rama.

Po kështu mësohet se kryetarët e bashkive do kërkojnë revokimin e listave të zgjedhësve. Këto dy ditë do merren masa për aktivizimin në terren të aleancës për mbrojtjen qytetare.

Loading...