Home Kultura Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Ai është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime e duke rrëm*byer trofenë.

“Të përzgjidhesha në 10 finalistët e çmimit “Kadare” 2019 ishte në njëfarë mënyre habi dhe shpërblesë.

Sepse, për brezin tim çmimet në Shqipëri janë kthyer prej kohësh në një farsë të madhe, ku cilësohen dy-tre emra në fillim dhe më pas dihet kush e fiton. Skema e përhershme me po ata emra të lakuar e të lashtë në juri ose në kandidim, që i kthejnë favoret njëri-tjetrit.

Ndaj u habita që u prish kjo ta*bu dhe u kënaqa që këmbëngulja ime prej “kokëshkëmbi”, do të thosha, për të marrë pjesë në konkurs për herë të dytë, dha një rezultat fillestar”, – u shpreh disa javë më parë Loer Kume për suplementin “Leteratura” në Gazetën Liberale.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë janë: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili u shpall sot fitues i “Çmimit Kadare”.

Që prej ditës së djeshme juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati janë mbledhur në Razmë ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin i cili është shpallur tashmë.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Dje, bashkë me jurinë në Razmë kanë nisur dhe “Ditët Letrare të Razmës“, mbajtur nga Instituti Europian Pashko./Gazeta Liberale

Loading...