Home Sport Kosovës i ikën fitorja “nga duart”, vetëm barazim me Malin e Zi

Kosovës i ikën fitorja “nga duart”, vetëm barazim me Malin e Zi

Kosova u ndal për fat të keq në një barazim 1-1 ndaj Malit të Zi, në sfidën e dytë në grupin A kualifikues për në EURO 2020.

Në transfertën me fqinjët e Malit të Zi, Kosova dominoi pjesën e parë, me disa raste tek porta e vendësve, por golin e gjeti vetëm në minutën e 24-t me Rashicën, i cili pas një topi të mbetur në zonën kundërshtare, goditi saktë dhe nuk fali.

Gjatë kalimit të minutave, ekipi i Shaland pati raste për të dyfishuar, por nuk arriti të konkretizonte. Edhe në pjesën e dytë, pati raste për të shënuar, por në një moment Zhegrova, dhe pak sekonda më vonë Aliti që u ndal nga traversa, bënë që “Dardanët” të mos shënojnë dhe golin e sigurisë.

Nëse nuk shënon, do të pësosh, dhe në minutën e 69-tën, Mugosa u harrua nga mbrojtja e Kosovës, dhe barazoi shifrat. Minutat kaluan, dhe shifrat mbetën pa ndryshuar. Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova merr dy barazime, dhe e gjen veten në vendin e tretë me 2 pikë.

FT | MALI I ZI- KOSOVË 1-1

GOL: Mugosa 69′ / Rashica 25