Home Kronika Itali/ Përmbyset kamioni në autostradë, humb jetën shqiptari (FOTO)

Itali/ Përmbyset kamioni në autostradë, humb jetën shqiptari (FOTO)

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd*ekjen ka ndodhur në Itali. Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi kamioni që ai drejtonte është përmbysur në mes të autostradës A1 Milano-Napoli. Mësohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e së mërkurës, rreth orës 11:00, teksa shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit apo identiteti i vik*timës. Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë.

Bonus video:
Loading...