Home Argëtim Hyri në finalen e “Champions”, biondja bën namin brenda natës (FOTO+VIDEO)

Hyri në finalen e “Champions”, biondja bën namin brenda natës (FOTO+VIDEO)

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Tottenham dhe Liverpool në të cilën ‘The Reds’ u shpallën kampion me rezultat 2 me 0.

Por, gjatë transmetimit të kësaj ndeshje ishte edhe dikush tjetër që po kërkonte vëmendjen e miliona shikuesve nga mbarë bota që po ndiqnin një nga ngjarjet më të mëdha sportive.

Ishte kjo modelja Kinsey Wolanski, e cila hyri e veshur vetëm në bikini duke vrapuar përreth fushës derisa u kap nga sigurimi, por kjo i mjaftoj asaj që nga mbi 323 mijë ndjekës që kishte në llogarinë e saj në Instagram brenda natës të arrinte në mbi 2.2 milionë të tillë.

“Për atë që ndodhi në Ligën e Kampionëve! Jeta duhet jetuar bëj gjëra të çmendura që do të mbahen mend përgjithmonë”, tha 22 vjeçarja pas kësaj ngjarje.

Bonus video:
Loading...