Home Bota Gjermania dhe Franca gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re

Gjermania dhe Franca gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re

Gjermania dhe Franca, të cilave i është bashkuar edhe Spanja, synojnë të krijojnë një gjeneratë të re avionësh luftarakë nëpërmjet “Future Combat Air System” (FCAS) brenda dy dekadash.

“Kontratat për krijimin e sistemit FCAS pritet të nënshkruhen të hënën gjatë një panairi të aeronautikës në Burxhet, Francë”, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Firmosja e kontratave do të mbikëqyret nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze, Florence Parly.

Kërkesat sa vijnë dhe janë rritur vitet e fundit që Gjermania dhe Franca të bashkohen për të krijuar projekte madhore në sektorin e mbrojtjes. Jo vetëm për arsye të kostove por gjithashtu që të mbeten strategjikisht të pavarura dhe të jenë të gjendje të prodhojnë vetë sisteme armësh.

Bonus video:
Loading...