Home Lajmet kryesore Formacionet zyrtare të finales së Championsit, befason Poçetino!

Formacionet zyrtare të finales së Championsit, befason Poçetino!

Liga e Kampioneve njeh sot emrin e klubit që do të ngrejë lart trofeun më të lakmuar në Europë, në një natë magjike në Madrid. Do të jetë një sfidë tërësisht angleze në “Wanda Metropolitano” mes Totenhemit dhe Liverpulit, të cilët ia dolën të mbërrinin në finale pas një turneu të jashtëzakonshëm që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit thuajse në çdo ndeshje kualifikuese.

Në formacionin e Totenhem sot bie në sy kthimi nga minuta e parë i Herri Kejn, i cili ia ka dalë të lërë pas dëmtimin dhe të jetë gati për finalen e madhe, duke ulur në stol Lukas Moura, i ili shënoi tregolëshin historik që ndihmoi skuadrën të kualifikohej përballë Ajaksit.

Nga ana tjetër, Klop përgjigjet me treshen magjike Salah-Mane-Firmino nga minuta e parë, duke ulur në stol Origin i cili gjithashtu ishte vendimtar në eliminimin e Barcelonës me dy golat e tij në gjysmëfinale.

Formacionet

Totenhem (4-2-3-1): Loris; Tripie, Alderueireld, Vertongen, Rouz; Uinks, Sisoko; Son, Eriksen, Alli; Kejn.
Trajner: M. Poçetino

Liverpul (4-3-3): Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Vijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Trajner: J. Klop

Bonus video:
Loading...