Home Lajmet kryesore Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së...

Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Teknologjia e re kërcënon të ndryshojë përgjithnjë peizazhin financiare dhe që tani ka filluar të kritikohet dhe të kërkohet shqyrtimi i saj nga autoritetet në mbarë botën.

Ditën e Marte Facebook prezantoi një monedhë të re digjitale të quajtur Libra e cila do të jetë e gatshme për përdorim nga 2020.

Përmes saj miliarda përdorues të platformës në mbarë globin mund të kryejnë transaksione financiare online.

Teknologjia e re kërcënon të ndryshojë përgjithnjë peizazhin financiar dhe që tani ka filluar të kritikohet dhe të kërkohet shqyrtimi i saj nga autoritetet në mbarë botën.

Por duke lënë rregullimin mënjanë, pyetja është sa shpejt do të keni mundësi të blini një kafe me monedhën e re digjitale të Facebook?

Çfarë është Libra?
Facebook thotë Libra është “një monedhë globale dhe infrastrukturë financiare.” Me fjalë të tjera është një aset digjital i ndërtuar nga Facebook dhe fuqizuar nga versioni i blockchainit të Facebook me teknologji enkriptimi të përdorur nga bitcoin dhe kriptomonedha të tjera.

Pse është quajtur Libra?
Emri Libra vjen nga njësia bazike matëse e peshës në Romën e lashtë. Shkurtimi i njësisë matëse “pound” në “lb” vjen nga Libra dhe simboli “£” është një variacion i L në Libra.

Pse Facebook vendosi të lançonte një kriptomonedhë dhe a është e lejuar?
Facebook thotë se dëshiron që tu mundësojë 1.7 miliardë përdoruesve në mbarë botën që nuk kanë akses në një llogari bankare të mund të kryejnë transaksione online.

Kompania me shumë gjasa do të përballet me pengesa të shumta nga autoritetet sidomos në një kohë kur ato po bëjnë thirrje për shpërbërjen e rrjetit social.

Menjëherë pas spekulimeve lidhur me ekspansionin e ri financiar të Facebook, anëtare të Senatit Amerikan shkruan një letër për Mark Zuckerberg duke i kërkuar shpjegime.

Kush e drejton Libran?
Kriptomonedha do të menaxhohet nga një grup kompanish quajtur Shoqata Libra. Funksionon si një monedhë e qëndrueshme “stablecoin” vlera e së cilët bazohet në asete ekzistuese si dollari Amerikan apo Euro me qëllim që vlera e saj të mos jetë subjekt i luhatjeve të mëdha të vënë re në kriptomonedhat e tjera.

Shoqata Libra përshkruhet nga Facebook si e pavarur dhe jofitimprurëse me seli në Zvicër. Ajo i shërben dy qëllimeve: të vërtetojë transaksionet në blockchainin Libra dhe të menaxhojë rezervën Libra.

Brenda Shoqatës Libra do të jetë një organ drejtues i quajtur Këshilli i Shoqatës Libra e cila përbëhet nga përfaqësues të secilit prej anëtarëve të shoqatës e cila do të votojë çdo politikë drejtuese apo vendime operacionale.

Facebook pretendon se pavarësisht se ka krijuar Libran, kur monedha të lançohet në 2020 kompania do të tërhiqet nga roli i lidershipit dhe të gjithë anëtarët e shoqatës do të kenë fuqi të barabarta votuese.

Kompanitë të cilat kanë kontribuar minimalisht 10 milionë dollarë do të listohen si anëtarët themelues të Shoqatës Libra dhe janë kompani si PayPal, Ebay, Spotify, Uber dhe Lyft si dhe firma financiare si Andreessen Horowitz, Thrive Capital, Visa dhe Mastercard.

Si do ta blejë monedhën Libra?
Facebook vendosi të mos hyjë në detaje sesi kriptomonedha do të jetë e disponueshme kur të debutojë por shenjat tregojnë një qasje hibride. Prezenca e firmave tradicionale të pagesave në këtë projekt si Visa dhe Mastercard lë të kuptohet se Facebook do të bekojë blerjen e monedhës.

Por ekziston mundësia që Facebook të dhurojë sasi të vogla të kriptomonedhës në përpjekje për të ushqyer një ekosistem. Një gjë e tillë do të jetë jetike nëse kompania do të përmbushë qëllimet e saj e të sjellur të shërbimeve financiare tek njerëzit pa një llogari bankare.

Si mund ta përdor?
Kur kriptomonedha të lançohet, përdoruesit mund të shkarkojnë Calibra, një portofol dixhital i cili bën të mundur dërgimin e kriptomonedhës tek kushdo që ka një smartfon. Do të jetë i disponueshëm në Messenger, WhatsApp dhe si aplikacion më vete.

Nuk dihet se në çfarë vendesh të botës do të jetë fillimisht i disponueshëm por Facebook tha se pothuajse kushdo në çdo cep të botës do të mund ta shkarkojnë aplikacionin.

Çfarë mund të blini me të?
Facebook do të lançojë Calibra, një portofol dixhital që ruan kriptomonedhën Libra, me të cilin përdoruesit mund të dërgojnë dhe pranojnë para nga njëri tjetri.

Përveç transaksioneve me vetë aplikacionin, Facebook dëshiron të lehtësojë edhe përdorimin e Libra tek shërbime dhe kompani të tjera për transaksione mbi baza ditore.

Uber dhe Lyft janë investitorët e parë në projekt duke na lënë të kuptojmë se përdoruesit e këtyre shërbimeve do të mund të paguajnë përmes Libra.

A është e sigurtë?
Ka disa shqetësime lidhur me aplikacionin financiar të Facebook. Kompania tha se do të implementojë teknologji të cilat parandalojnë pastrimin e parave dhe mashtrimet.

Gjithashtu Facebook thotë se do të ofrojë suport live për të ndihmuar ata që humbin aksesin në llogaritë e tyre ose humbin paratë si rezultat si një mashtrimi.

Për këtë rrjeti social ka premtuar edhe rimbursim. Blockachaini i Facebook Libra do të jetë open-source, që do të thotë se kodi është i disponueshëm për këdo për ta monitoruar në dizajn apo probleme sigurie nëse ka.

Kompania gjithashtu do të implementojnë një program shpërblimesh për ata që gjejnë probleme në platformë në mënyrë që ta mbajë sa më të sigurt.

Si do të bëjë Facebook para nga kjo?
Libra do të mbahet aktive përmes një tarifimi të vogël për transaksion në blockchain tha Facebook. Shumica e këtyre tarifave do të transferohen tek kompanitë që lejojnë përdorimin e monedhës për transaksione të cilat më pas mund ti absorbojnë vetë ose tua lënë përdoruesve.

A do të shesë Facebook të dhënat e mia crypto tek kompanitë e reklamimit?
Facebook pretendon se do të mbajë transaksionet Libra të ndara nga profilet e reklamimit. Blockchain do tu mundësojë përdoruesve të krijojnë identitete të cilat nuk janë reale. Informacionet e llogarive dhe ato financiare të konsumatorëve të Calibra nuk do të përdoren për të përmirësuar reklamimin në Facebook apo në familjen e produkteve të kompanisë. /PCWorld Albanian

Bonus video:
Loading...