Home Lajmet kryesore Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm: Po plasi lufta, të parat rrafshohen...

Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm: Po plasi lufta, të parat rrafshohen vilat e rezidencat e politikanëve dhe qeveritarëve. Mos e kërkoni ’97-tën

Artan Hoxha, i njohur si gazetar investigativ i ftuar në “Repolitix” ka thënë se nëse në vend krijohet sërisht situate e ’97-tës shqiptarët e dinë me kë të përballen.

Sipas Artan Hoxhës, nëse qytetarët preken do të sulen ndaj politikanëve dhe oligrakëve që kanë marrë paratë e tyre.

“Në ’97 shqiptarët u prekën nga xhepi dhe nuk iu doli njëri garant. Jemi në një lojë shahu por nuk është tavolinë e thjeshtë është terriori i republikës së Shqipërisë.

Gjithë ndërkombëtarët kanë bërë me dije se nuk do të ndërhyjnë këtë herë. Jemi në pikën që nuk ka më rregulla loje.

Jemi në momentin kur tifozët janë në fushë.

Kërcënimet që secila palë i bëjnë që ta trembin tjetrin.

Njerëzit e dinë tani se kujt duhet t’i bien.

Politikanët janë më të pasur se oligarkët vetë.

Qytetarët janë jashtë vorbullës por kur të hyjë turma, loja nuk dihet se nga shkon.

Shqiptarët nuk e kanë harruar ’97.

Kur plas lufta e dinë se kush digjet.

Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop.

Po shkoi situata aty, ai polici është i pari që i shkon asaj residence mes për mes.”, tha Hoxha.