Home Sport Anthony Joshua pëson humbjen e parë në mënyrë të pabesueshme

Anthony Joshua pëson humbjen e parë në mënyrë të pabesueshme

Në prag të ndeshjes së shekullit Joshua – Wilder, e cila do të vendoste se cili boksier do të unifiokojë titujt më prestigjoz të peshave të rënda në boks ka ndodhur më e papritura.

Në ndeshjen e ndërmjetme në Madison Square Garden, kampioni i botës IBF WBO dhe WBA humbi në mënyrë totalisht të papritur ndaj rivalit amerikan me origjinë meksikane Andy Ruiz Jr. Ky i fundit madje kishte zëvendësuar vetëm 6 javë më parë rivalin e programuar në këtë ndeshje.

Ruiz, 29-vjeçar, i lindur në Kaliforni jugore, u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që fiton titullin e peshës së rëndë IBF, WBA dhe WBO.

Asgjë në karrierën por edhe në pamjen fizike të Ruiz të bënin të mendoje për atë që ndodhi në 7 raunde dje në New York dhe do të kujtohet si një nga surprizat më të mëdha në historinë e boksit.

Ndeshja i kaloi parashikimet për spektaklin që dhuroi pasi të dy boksierët u angazhuan në shkëmbime të shpeshta grushtatsh. Në raundin e tretë, Joshua arriti të godasë dhe ta çojë në tapet meksikanin, por reagimi i tij ishte i pabesueshëm. Pas një serie grushtesh të fuqishëm ai e uli në tokë “mbretin” e boksit.

Spektatorët e pranishëm nuk i besonin syve, teksa shihnin kampionin totalisht të trullosur që rezistoi me vështirësi deri në raundin e 7-të, aty ku ra edhe 2 herë të tjera, duke shtrënguar arbitrin të shpallte fundin e ndeshjes.

Ruiz jr. që sot është heroi i ri i Meksikës, dhe kampioni i parë nga ai vend në kategorinë e peshave të renda. Pas ndeshjes Joshua, kërkoi revanshin, ndoshta në fund të vitit. /Opinion.al

Bonus video:
Loading...