Home Aktualitet Almakos: Kush është funksionari i lartë i BDI-së që u arrestua sot...

Almakos: Kush është funksionari i lartë i BDI-së që u arrestua sot për korrupsion?(Biografia)

Pas publikimit të bombave politike të “El Cheka” si duket institucionet e shtetit kanë lëvizur duke hetuar veprimtari të paligjshme të organizuar nga funksionar të lartë në BDI, shkruan Almakos.

Sot në medie është publikuar lajmi për arrestimin e një peshku të madh në BDI, Jahi Jahiu i cili prej që kur ekziston kjo parti ka pasur funksione të larta në pushtet.

Mediet informuan se është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të ekzistimin të dyshimeve se i njëjti ka marrë provizion nga tenderë.

Jahi Jahiu është i lindur në Orizare të Kumanovës në vitin 1973. Shkollën e lartë e ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, dega Gazetari. Studimet master i ka përfunduar në Angli ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës.

Së fundmi, Jahi Jahiu ka qenë i punësuar në Agjencinë e Administratës.

Siç dihet, me 31 korrik u përcaktuan përfundimisht katër sekretarët shtetëror nga rradhët e BDI-së.

Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës është emëruar, ish kryetari i Komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë është emëruar Nasuf Ipçe, në Ministrinë e Bujqësisë për Sekretar Shtetëror është emëruar Besir Jashari, ndërsa në sekretariatin për Implementinim e Marrëveshjes së Ohrit, Sekretar Shtetëror është emëruar Ejup Halimi./Almakos