Home Argëtim VIDEO/ Marina Vjollca feston ditëlindjen, urime speciale nga 3 persona të rëndësishëm

VIDEO/ Marina Vjollca feston ditëlindjen, urime speciale nga 3 persona të rëndësishëm

Prezantuesja Marina Vjollca feston sot, më 17 Maj, ditëlindjen e saj dhe sigurisht që sapo akrepat kanë shënuar orën 00:00 të menjëhershme kanë qenë urimet dedikuar asaj. E përkëdhelura e ditës me siguri është emocionuar pa masë nga urimet që i kanë bërë 3 njerëzit e saj më të shtrenjtë në rrjetet sociale.

E motra, Luana Vjollca zgjodhi që përmes një videoje ku shihen të dyja të përqafuara duke treguar lidhjen e ngushtë me njëra-tjetrën i shkruan se pa Marinën ajo s’do ishte asgjë.