Home Kronika Si funksionojnë ekzekutuesit me pagesë në Shqipëri

Si funksionojnë ekzekutuesit me pagesë në Shqipëri

Ndër vite Shqipëria është tronditur nga vra*sje të tipit mafioz, ndërsa për policinë zbulimi i tyre mbetet një nga sfidat më të vështira.

Në lidhje me këto ngjarje, ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vra*sës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme.

Ish- drejtor i Policisë Emri Vata, shprehet për “TV Klan”, se grupet krim*inale mbështeten nga bota e biznesit për mbrojte ose vetëmbrojtje.

“Dhe këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe krim*inale që kanë vra*sës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara”,- tha Vata.

Policia ka zbuluar edhe vra*sës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish –drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë Eurosh.

“Vras*ësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë, por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”.

“Pagesa varion sipas kërkesës dhe rëndësisë së personit që mbaron punën”.

Autoritetet janar të vitit 2014 policia arr*estoi Julian Sinanaj, që kishte marrë shuma të mëdha parash nga Andon dhe Genis Mehillaj për të ekzekutuar disa persona.

Ekspertët e policisë shprehen se shqetësues është dhe fakti se në vendin tonë operojnë dhe vras*ës me pagesë të huaj.

Në mas*akrën me 3 vikti*ma të vitit 2015 në bulevardin Zogu i Parë, Salvatore Letizia ishte sjellë nga Italia për të vr*arë Mentor Lufi.

Eftimoi Eftimiu, i akuzuar për vra*sjen e Devi Kasmit në Janar të vitit të kaluar në kryeqytet, u soll nga Greqia.

“Një ndër arsyet që bëhet shkëmbimi apo marrja e punrave të ndërsjellta për personat që nuk janë vendas, qoftë brenda Shqipërisë qoftë edhe nga jashtë brenda, bëhet për të vështirësuar punën e policisë për t`i kapur dhe për mos u njohur në momentin e vras*jes. Ambienti përreth edhe nuk e njeh personin është më e vështirë për policinë për ta zbuluar. Prandaj bëhen këto shkëmbime territoresh”.

Sipas Vatës,autoritetet disponojnë një liste me emra të cilët dyshohen si vra*sës me pagesë, por nuk mund të arr*estohet për mungesë provash.

“Patjetër që Policia e Shtetit ka një listë të personave”.

Vra*sësit me pagesë dyshohet se kanë qenë dhe autorë të ekzekutimeve të ndodhura muajit e fundit në qytetin e Shkodrës. Por, kujtojmë që pjesa më e madhe e vras*jeve të tipit maf*ioz në Shqipëri kanë mbetur pa autorë./ Opinion.al E.Xh.

Loading...