Home Lajme Shqiptarët i japin fitoren Pendarovskit

Shqiptarët i japin fitoren Pendarovskit

Stevo Pendarovski është Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Vota e shqiptarëve rezultoi përcaktuese për kandidatin e shumicës, i cili fitoi bindshëm ndaj rivales së opozitës, Gordana Siljanovska në raundin e balotazhit

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pendarovksi arriti të marrë 51.72 përqind të votave, ndërsa Silianovka 44.6 përqind. Edhe pjesëmarrja në zgjedhje e kaloi pragun e 40% qindëshit, poshtë të cilit procesi bëhej i pavlefshëm.

Rezultatet dolën vetëm 3 orë pas mbylljes së kutive të votimit.

Kujtojmë që në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale garoi edhe Blerim Reka, i cili arriti të marrë rreth 11 përqind të votave.

Bonus video:
Loading...