Home Sport Shqipëri-Moldavi, FSHF nxjerr në shitje biletat me çmime të kripura për tifozët!

Shqipëri-Moldavi, FSHF nxjerr në shitje biletat me çmime të kripura për tifozët!

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë më datë 11 qershor ndeshjen e radhës për eleminatoret e kampionatit europian “Euro 2020”.

Kuqezinjtë do të presin në “Elbasan Arena” skuadrën e Moldavisë, takim që do të luhet në orën 20:45.

Në këtë takim do të debutojë për herë të parë në stol trajneri i ri i Shqipërisë, Edi Reja, që ka marrë drejtimin e kuqezinjve pas shkarkimit të homologut të tij Kristian Panuçit.

Për këtë duel Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe çmimet e biletave për tifozët, të cilat kanë dal në shitje.

Mirëpo edhe pse Shqipëria ka pasur një ecuri të dobët, sërish FSHF-ja nuk e ka ulur çmimin e biletave duke vijuar t’i mbajë ato mjaft të shtrenjta.

Sektori i vetëm ku ka pasur një ulje është ai i tribunës VIP, ndërsa në tribunat e tjera çmimet vijojnë të mbeten të kripura për tifozët.

Më poshtë mund të gjeni listën e çmimeve të biletave në lek: (TemA)