Home Lajmet kryesore Polici maqedonas e pranoi se Begu dhe Mirsadi janë kapur të gjallë...

Polici maqedonas e pranoi se Begu dhe Mirsadi janë kapur të gjallë në Lagjen e Trimave

Seanca e Gjy*katës së Apelit për rastin Lagja e Trimave ka vazhduar sot, pa prezencën e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, të cilët dje në shenjë revolte e lëshuan sallën, shkruan Gazeta Lajm.

Deri sa në seancën e djeshme prok*uroria ka prezentuar edhe një herë akta*kuzën e pandryshuar, séance e sotme ka vazhduar me paraqitjet e avokatëve mbrojtës.

Avokati i disa prej të aku*zuarve në Lagjen e Trimave Elenko Millanov ia rikujtoi gjykatës një ndodhi të çuditshme gjatë gjykimit në shkallën e parë teksa po merrej në pyetje një pjesëtar i njësitit policor që atë ditë kishte shkuar për bas*tisje në Lagje. Millanov kujtoi se si derisa polici tregonte se kolegu i tij polic kishte arre*stuar Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn, se si ua kishte vendosur prangat, ishte ndalur rryma.

Dhe pas 20 minutash pauzë, kur polici ishte rikthyer të dëshmojë, atëherë kishte ndryshuar deklaratën dhe fliste për gjëra të tjera. Kjo edhe më shumë e rriste dysh*imin për likuidimin e liderëve të grupit pas dorëzimit.

Loading...