Home Ballkani Pas shirave të rrëmbyeshëm, nisin reshjet e dendura të borës në mes...

Pas shirave të rrëmbyeshëm, nisin reshjet e dendura të borës në mes të majit (VIDEO)

Përveç shiut dhe përmbytjeve në një sërë zonash në Bosnjë dhe Hercegovinë, banorët e Krajinës boshjake, më saktësisht ata pranë Korçanicës u befasuan nga reshjet intensive të dëborës.

Mediat boshnjake e kanë publikuar gjerësisht lajmin gjatë ditës së sotme. Një video tregon një shofer kamioni të ngarkuar me dru nën reshjet e dëborës.

Videoja është regjistruar pranë Urës Sansky. Korçanica ndodhet 32 kilometra nga Sanski Most dhe një pjesë e malit Grmeč.

Ndërkohë, Ballkani pritet që në ditët përmbyllëse të kësaj jave të preket nga përmbytjet për shkak të shirave të dendur që vijojë prej disa ditësh, edhe në Shqipëri.

Bonus video:
Loading...