Home Bota Panamaja goditet nga një tërmet i fuqishëm (VIDEO+FOTO)

Panamaja goditet nga një tërmet i fuqishëm (VIDEO+FOTO)

Qyteti bregdetar i Davidit, në veri-perëndim të Panamasë, u godit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, pranë kufirit me Kosta- Rikën, njofton Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 37 kilometrash, raporton Reuters.

Departamenti i Zjarrit i Panamasë njoftoi në Twitter se qytetarët nga pjesë të ndryshme të vendit morën njoftime për tërmetet.