Home Bota Nuk sterilizonte veglat e punës, klinika dentare infekton 563 pacientë me HIV-AIDS

Nuk sterilizonte veglat e punës, klinika dentare infekton 563 pacientë me HIV-AIDS

Një dentist në Britaninë e Madhe ka lënë të tmerruar 563 pacientë të tij, pasi i ka kërkuar që të bëjnë testin e HIV-AIDS, pasi kishte konstatuar se gjatë ndërhyrjeve në gojën e tyre nuk i kishte pastruar siç duhet pajisjet e tij të punës.

Pacientët në klinikën “Dentality Hoddesdon”, në Hertfordshire, u tmerruan më shumë se lajmin e morën vesh pas tre muajsh që kishin kryer kontrollin e dhëmbëve.

Ata morën letra, ku u thuhej se higjiena kishte dështuar të sterilizonte pajisjet dentare.

Një pacient tha: “Mora një letër që thotë se duhet të kryej një test për HIV-AIDS dhe është e tmerrshme. Ata mund të thonë se rreziku është i vogël, por e vërteta është se ata nuk e dinë. Fakti që iu deshën tre muaj për ti paralajmëruar të gjithë është i neveritshëm. Sa njerëz mund të ishin infektuar në atë kohë?”.

Gabimi në këtë klinikë, fatmirësisht u vërejt nga stafi në praktikën e Hoddesdon, raporton The Sun.

Higjienisti i vetëpunësuar, nga Londra, është shkarkuar nga klinika, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se ka rrezik për 563 pacientë, të cilët mund të jenë prekur nga infeksionet e gjakut.

Dr Jorg Hoffman, i Shëndetit Publik në Lindje të Anglisë, tha: “Rreziku i kontraktimit të hepatitit B, hepatitit C ose HIV është jashtëzakonisht i ulët dhe testimi ofrohet si një masë parandaluese”.