Home Kronika Në kërkim për 20 ekzekutime/ Kush është rusi që dyshohet se fshihet...

Në kërkim për 20 ekzekutime/ Kush është rusi që dyshohet se fshihet në Shqipëri

Një shtetas rus, i konsideruar si një kri*minal i rrez*ikshëm nga autoritetet në Moskë, dyshohet se strehohet në Shqipëri, pasi ka edhe nënshtetësi shqiptare.

Lajmin e bën të ditur portali rus “Cri*me Russia”, sipas të cilit javën e kaluar, Gjy*kata e Rrethit Tverskoy të Moskës vendosi të arre*stojë Revaz Kakhmazov (i njohur edhe si Rezo Lotkinsky), 44 vjeç.

Ai në vendin e tij aku*zohet për të paktën 21 gra*bitje, që dyshohet se kanë sjellë vra*sjen e 20 personave.

Javën e shkuar, Gjy*kata e Tverskoy në Moskë lëshoi një urdhërarr*est në mungesë për 44-vjeçarin Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky), i akuzuar për grabitje. Më parë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kri*minal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik dro*ge, mashtrim ndaj kolonive, shitje dro*ge në bur*gje, si dhe grabitje me ar*më. Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 vik*tima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vra*sje. Sipas hetueseve në Moskë, Kakhmazov dyshohet se fshihet në Shqipëri nën emrin Revaz Mendeki.

MEDIAT RUSE

“Banda mori haraç nga banorët e kolonive, kryesisht ata që u akuzuan për mashtrim dhe trafik dro*ge, nëpërmjet besnikëve të tij në bur*gjet e vendosura në Moskë, në rajonin e Moskës, Tatarstani dhe Primorye”, shkruajnë mediat ruse, duke iu referuar burimeve në Departamentin e Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste zhvatjesh nga 20 vik*tima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky mendohet të jenë rreth 18 persona. Dihet se tani Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që grabitësi mund të fshihet në Shqipëri, pasi ka nënshtetësi shqiptare sipas tyre. Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet, rrezikon mbi 15 vite bu*rg. Shtetasi rus, 44-vjeç, sipas mediave vendëse është dhëndri i Zakhar Kalashov (Shakro Molodoy), i njohur si udhëheqësi i botës kri*minale ruse. Ai u dënua me 9 vjet dhe 10 muaj në vitin 2018.

Bonus video:
Loading...