Home Aktualitet Meta i vë “kufirin te thana” Ramës: S’ke punë me Kosovën, për...

Meta i vë “kufirin te thana” Ramës: S’ke punë me Kosovën, për Serbinë vendosin…

“Dua të bëjë të qartë diçka si President i Shqipërisë”, kështu e nisi deklaratën e tij me tone të ashpra Ilir Meta, për t’i sqaruar kryeministrit Edi Rama se nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, pasi duke ndikuar te dialogu me Serbinë po i cenon sovranitetin.

“Pozicioni ynë është ky prej 30 vitesh. Kontributi jonë themelor është si faktor stabiliteti në rajon, çdo gjë tjetër nuk i shërben Shqipërisë. Ne kemi bërë gjithçka të jemi faktorë stabilizues. Duhet të kihet parasysh se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria të jetë mbështetëse e këtij dialogu, pasi kur çdo aktor hynë në këtë dialog cënon sovranitetin e Republikës së Kosovës”, the Meta.

Meta vazhdoi të ishte edhe më i prerë duke thënë se “kush thotë se do diskutojmë në Tiranë, na bën të shikojmë atë filmin që kemi parë dekada më parë në Ballkan”, duke e vendosur theksin tek luftërat midis vendeve të rajonit.

“Ne jemi në bashkëjetesë me serbët por gjërat duhet të jenë të qarta, por s’duhet të zbehim atë rol pozitiv që ka patur dhe duhet të ketë Shqipëria”, theksoi ai.