Home Teknologji Lufta ndaj lajmeve të rreme dhe viruseve, Facebook merr masa drastike

Lufta ndaj lajmeve të rreme dhe viruseve, Facebook merr masa drastike

Facebook deklaroi se ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, ose dy herë më shumë se në gjashtë muajt e mëparshëm.

Raporti i ri i Facebookut, sidoqoftë nuk tregon edhe sa llogari të tjera kanë mbetur pa u fshirë, dhe nëse do të forcohen apo jo kushtet për të hapur një adresë të re.

Sipas zëdhënësit të gjigandit të rrjeteve sociale, rritja e numrit të llogarive të fshira tregon sfidat me të cilat po përballet Facebook për zhdukjen e llogarive të krijuara për të përhapur viruse, lajme të rreme dhe materiale të tjera të pakëndshme. Sipas tyre kjo masë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur privatësinë dhe për të ulur gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

Sipas deklaratës, shumica e llogarive të rreme janë bllokuar “brenda disa minutave” të krijimit të tyre, pra para se dikush t’i shihte dhe t’i raportonte ato në kompani.

Facebook ka 2.4 miliardë përdorues aktivë në muaj, dhe ndër ta kompania vlerëson se 5% e përdoruesve janë të rremë./Opinion.al

Bonus video:
Loading...