Home Shëndeti Kanceri kolorektal (i zorrës së trashë), si të njohim në kohë simptomat?

Kanceri kolorektal (i zorrës së trashë), si të njohim në kohë simptomat?

Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut është kanceri i zorrës së trashë. Për nga vetë emri, është një patologji malinje që prek zorrën e trashë, pjesa e fundit e traktit tretës.

Kanceri i zorrës së trashë zakonisht prek të moshuarit, megjithatë nuk përjashtohen rastet as tek moshat e reja. Në fillim shfaqen disa grumbuj qelizash jokancerogjene (beninje), të quajtura polipe, që formohen brenda zorrës së trashe. Me kalimin e kohës këto polipe mund të kthehen në qeliza kancerogjene.

Kanceri i zorrës së trashë shpesh herë quhet edhe kanceri koloraktal, një term që përfshin kancerin e zorrës dhe atë rektal, kur shfaqet në pjesën e rektumit.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e kancerit të zorrës së trashë janë:

Ndryshime të vazhdueshme në mënyrën e jashtëqitjes, si diarre ose kapsllëk, ose ndryshime në dendësinë e jashtëqitjes.

Gjak në jashtëqitje

Parehati të vazhdueshme në pjesën abdominale, si: krampe, gazra ose dhimbje

Ndjesi sikur fshikëza e urinës nuk boshatiset plotësisht

Dobësi ose lodhje

Rënie të pashpjegueshme nga pesha

Shumë njerëz me kancer të zorrës së trashë nuk shfaqin simptoma në fazat e para të sëmundjes. Disa simptoma gjithashtu ndryshojnë në varësi të madhësisë së masës kancerogjene dhe vendndodhjes në zorrën e trashë.

Kur duhet të paraqiteni te mjeku

Nëse vëreni simptomat e mësipërme, lini një takim me mjekun. Mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni kontrolle më të shpeshta nëse keni faktorë të tjerë rreziku, si për shembull, një histori familjare me këtë sëmundje.

Burimi: Mayo Clinic / JoTabu.al

Loading...