Home Kronika Incident në Kosovë me menaxherin e VIP-ave

Incident në Kosovë me menaxherin e VIP-ave

Ditën e sotme, menaxheri i kompanisë ‘On Records’ Met Elshani është përfshirë në një ngjarje jo shumë të këndshme. Ai është pla*gosur nga disa të rinj me ar*më zjarri në lagjen Dardania në Kosovë, por duket se nuk ka pasur pasoja të rënda për të.

Në njoftimin zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 15:00 dhe se i pla*gosuri është M.E (Met Elshani), i cili është dërguar në QKUK, për të marrë ndihmën mjekësore pas pla*gosjes me armë zjarri. Po sipas policisë i pla*gosur ka mbetur dhe një 23 vjeçar, i cili gjithashtu po merr ndihmën e specializuar.

Ndërkohë burime jozyrtare tregojnë se Elshani ka marrë dy plu*mba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje, 4 persona janë vënë në pra*nga si të dyshuar për përplasjen me ar*më. Ata janë:

Pas pla*gosjes, Meti ka dhënë një deklaratë për mediat kosovare ku ka folur publikisht për personat e përfshirë. “Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë goditur. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër.

Ata kanë qenë të rinj dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, është shprehur ai. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar 4 persona të dyshimtë, ndërsa pranë Elshanit kanë qenë miqtë dhe kolegët e tij.

Loading...