Home Teknologji Huawei njofton “armëpushimin”: Ja se çfarë do të ndodhi tani me smartphone-t

Huawei njofton “armëpushimin”: Ja se çfarë do të ndodhi tani me smartphone-t

Ekziston një zgjatje prej 90 ditësh për kompaninë Huawei. Tre muaj gjatë të cilave kompania kineze do të jetë në gjendje të përfitojë nga një lloj armëpushimi nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të gjejë një strategji dalëse më të butë. Dhe ndoshta të kërkojë gjithashtu një ndërmjetësim me Google dhe qeverinë amerikane.

Vendimi u njoftua disa orë më parë nga Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe në të vërtetë shtyn shtrëngimin ligjor (pra lamtumirën me Android për smartphonët e rinj Huawei) deri më 19 gusht.

Ndërkohë, megjithatë, pronarët e smartphone-ve Huawei mund të marrin një lehtësim të parë. Ata që kishin frikë se duke filluar që nga dita e djeshme çdo përditësim u bllokua, sot e di se të paktën deri më 19 gusht kjo nuk do të ndodhë. Ajo që ndodh më pas është një enigmë, edhe pse Google është i gatshëm të mos i braktisë përdoruesit e saj (sepse deri sa të dëshmohet ndryshe, pronarët e smartphone Huawei janë gjithashtu përdoruesit e Google). Përshtypja, pra, është se nëse kjo ‘bombë’ teknologjike është e destinuar të shpërthejë, do të dëmtojë keq Huawei-n, por duke filluar nga modelet e ardhshme që do dalin në treg dhe jo për pajisjet ekzistuese.

Siç është shpjeguar nga Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, ajo çka ju dha kompanisë Huawei është një Licencë e Përgjithshme e Përkohshme e cila “u jep operatorëve kohë për të marrë masa të tjera” dhe autorizon disa aktivitete të nevojshme për funksionimin e rrjeteve dhe për të mbështetur shërbimet ekzistuese celulare, duke përfshirë hulumtimin mbi sigurinë kibernetike “thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së rrjeteve dhe pajisjeve ekzistuese dhe plotësisht operacionale”.

Ky armëpushim, natyrisht, gjithashtu ka të bëjë me kompanitë e mikroçipit si Qualcomm, Broadcom dhe Intel që dje, në lidhje me vendimin e Google,- kishin njoftuar se do të përfundonin partneritetin me gjigantin Shenzhen. Përsa i përket komponentëve, Huawei do të jetë në gjendje të grumbullojë gjysmëpërçues për produktet e zhvilluara tashmë. Ndërsa për blerjen e mikroprocesorëve që do t’u caktohen pajisjeve në fazën e projektimit, do të kërkohet një autorizim i ministrisë amerikane që duket shumë e vështirë. Për shkak se dokumenti i qeverisë amerikane është mjaft i qartë: pezullimi ka të bëjë vetëm me teknologjitë që janë tashmë në treg, ndërsa mbetet në fuqi për produktet e reja në zhvillim.

Ndërkohë, një tjetër element negativ për Huawei vjen direkt nga faqja e Google. Siç vërtetohet nga HDBlog, në të vërtetë, nga faqja e shkarkimit të versionit beta të Android Q (sistemi i ri operativ Google që do të mbërrijë më vonë këtë vit), Huawei Mate 20 Pro është hequr. Smarphone-i që deri dje u shfaq në mesin e atyre që do të kishin versionin Beta të Android-it të ri. Dhe duket sikur një vendim në përputhje me vendimin për të garantuar përditësimet e Huawei për pajisjet ekzistuese vetëm deri më 19 gusht.(Ilsole24ore)

Bonus video:
Loading...