Home Argëtim E joshi me një mesazh në Instagram, Neres tregon historinë epike me...

E joshi me një mesazh në Instagram, Neres tregon historinë epike me modelen gjermane (FOTO)

Futbollisti brazilian, David Neres, po kalon një sezon të shkëlqyer në Holandë me Ajaxin. Paraqitjet e mira në “Eredivisie” sollën plotësimin e një ëndrre të fëmijërisë së tij: Ftesa nga kombëtarja braziliane.

Ndërkohë, Neres po i ecën mbarë dhe jashtë fushës së blertë. Futbollisti 22-vjeçar është prej disa muajsh i lidhur me modelen gjerman Kira Vinona.

Në një intervistë për “Het Parool”, 22-vjeçari zbuloi historinë interesante se si kishte nisur gjithçka mes çiftit. Thjesht një mesazh në Instagram, kaq mjaftoi që të dy të kuptonin se ishin bërë për njëri tjetrin.

“E pashë në Instagram dhe i çova këtë mesazh: Unë jam David Neres, hajde më tako! Kaq mjaftoi që të takoheshim për herë të parë”, tha Neres për medien holandeze.

Bonus video:
Loading...