Home Sport Bajerni i Mynihut shpallet kampion i Gjermanisë (FOTO+VIDEO)

Bajerni i Mynihut shpallet kampion i Gjermanisë (FOTO+VIDEO)

Bajerni i Mynihut është shpallur për të 7-in vit radhazi kampion në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën me rezultatin thellë 5-1 skuadrën e Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesliga.

Golat që i dhanë fitoren Bajerni të Mynihut mbajnë autorët , Coman (4’), Alaba (53’), Sanches (58’), Ribery (72’) dhe Robben (78’), ndërsa rrjetën e vetëm për miqtë e realizoi Haller (50’),

Pas kësaj fitore, Bajernin e Mynihut kurorëzohet për herë të 29-të në historinë e tij kampion i Gjermanisë.

Ndërkohë, Bavarezët kanë siguruar 78 pikë, 2 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë./ Opinion.al E.Xh.