Home Bota Analiza ANALIZA: A mund të na ndihmojë Inteligjenca Atificiale që t’i japim fund...

ANALIZA: A mund të na ndihmojë Inteligjenca Atificiale që t’i japim fund lajmeve të rreme?

Nga Tom Cassauwers

Lajm i rremë ka nxitur tashmë një mosbesim të madh ndaj mediave, politikës dhe institucionevetëvendosura në mbarë botën. Dhe ndërsa teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale (AI), mundt’ipërkeqësojnë gjërat, ato mund të përdoren edhe për të luftuar keqinformimin.

Doni të dukeni si Obama? Në të kaluarën, kjo mund të kërkonte fizikisht imitimin e zërit të tij, dhestilin e diskursit të tij politik. Edhe sikur të ishit shumë mirë në imitim, ajo gati me sigurinuk do tëparaqiste ndonjë rrezik për demokracinë tonë.

Por teknologjia e ka ndryshuar këtë. Ju tani mund të bëni këtë me lehtësi dhe me saktësi nëpërmjetAI. Mjafton të perdorni shërbimin e një programi online, për të regjistruar një fjali,dhe të dëgjoni atëqë keni thënë me zërin e një personi të famshëm.

Programet si kjo quhen shpesh “deep fake” (mashtrime të mëdha) sistemet e InteligjencësArticialeqë përshtatin audion, fotot dhe videot, për t’i bërë njerëzit të thonë dhe bëjnë gjëra qënuk i kanëbërë kurrë. Këto teknologji, mund të fillojnë një epokë të re të lajmeve të rreme dhekeqinformimitnë internet.

Në vitin 2017,Hani Farid, një informaticien në Kolegjin Dartmauth,SHBA, i cili gjurmon videote rreme, thotë se përhapja e shpejtë e teknikave të reja të manipulimit,ka çuar në një“garëarmatimesh” në këtë fushë. Mjafton të imagjinoni se cila do të jetë zgjedhja, kur nuk jemi mënëgjendje të besojmë tek videot dhe audiot.

Por, disa studiues tani po përiqen dhe po tregojnë se Inteligjenca Artificiale, mund tëpërdoretgjithashtu për mirë. “AIka shumë probleme etike”tha Francesko Nuçi, drejtor i hulumtimittëaplikacioneve në Grupin Inxhinierik, me seli në Itali.

“Por ndonjëherë AI mund të jetë edhe zgjidhja. Ju, mund të përdorni Inteligjencën Artificialenëmënyra joetike. Për shembull, për të prodhuar dhe përhapur lajme të rreme. Por ndërkohë, mundta përdorni për të bërë mirë, për shembull, duke luftuar keqinformimin”.

Ai është studiuesi kryesor në projektin Fandango, i cili synon të realizojë pikërisht këtë.

Ekipi i tij, po ndërton mjetet softuerike, për t’i ndihmuar gazetarët dhe kontrolluesit e fakteve, qëtëzbulojnë dhe luftojnë lajmin e rremë, thotë Nuçi. Ata shpresojnë t’u shërbejnë gazetarëve nëtri mënyra.

Mënyra e pare, është ajo që Nuçi e quan zbulimin e pavarur nga përmbajtja, duke përdorur mjeteqësynojnë formën e përmbajtjes. Nuçi shpjegon se sot, imazhet dhe videot mund të manipulohenme lehtësi, qoftë përmes Photoshop-it apo teknikave më komplekse, si “deep fakes”.

Programet si Fandango, mund t’i gjurmojnë këto modifikime, dhe të përdorin algoritmet përtëndihmuar gazetarët të gjejnë përmbajtjen e manipuluar. “Lajmi i rremë, nuk është njëçështjematematikore e algoritmeve dhe të dhënave, por një çështje shumë filozofike se si tëmerremi me të vërtetën”.

Ndërsa këto mjete marrin formë, ata nuk kontrollojnë nëse vetë përmbajtja përmban fakte tërreme, diçka që e bën programi Fandango. Ai lidh histori, që janë dëshmuar të rreme, ngafaktorët e kontrollorët e fakteve, dhe kërkojnë faqe apo postime në internet, me fjalë dhepretendime tëngjashme.

“Mjetet mund të dallojnë se cilat histori të lajmeve janë të rreme, kanë të njëjtin burim, ç`kaimundëson gazetarëve t’i hetojnë ato”tha Nuçi. Të dy këto përbërës, mbështeten fuqishëmnëalgoritme të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, si përpunimi i gjuhës natyrore. Elementi itretë, u lejon gazetarëve të reagojnë ndaj lajmeve të rreme.

Për shembull, një histori e rreme mund të pretendojë se një përqindje shumë e lartë e krimevenënjë vend evropian, kryhen nga emigrantët e huaj. Në teori, ky pretendim mund të lihetlehtësishtposhtë, për shkak të dhënave të shumta që vërtetojnë të kundërtën, por gazetarëtharxhojnë njëkohë të konsiderueshyme, për gjetjen e këtyre të dhënave.

Prandaj, programi Fandango, bën bashkë të gjitha llojet e burimeve të të dhënave tëhapuraevropiane, i grupon dhe i shfaq ato. Për shembull, gazetarët mund t`i përdorin këto llojtëdhënash për të adresuar pretendimet mbi krimet, ose për të përdorur të dhëna ngasatelitëtevropianë, në lidhje me debatet për ndryshimet klimatike.

“Në këtë mënyrë, gazetarët mund të reagojnë shpejt ndaj historive të rreme, dhe të moshumbinkohë”- thotë Nuçi. Programi i tyre, po testohet aktualisht nga televizioni publik belg, VRT, ANSA, agjencia kryesore italiane e lajmeve dhe CIVIO, një organizatë jofitimprurëse në Spanjë.

E megjithatë, zbulimi i lajmeve të rreme, mund të jetë jo thjeshte një çështje e gjetjes së faktevetëpavërteta, por edhe të analizimit të modeleve të medias sociale, thotë Majkëll Bronshtajn, profesornë Universitetin e Luganos në Zvicër, dhe në Kolegjin Perandorak në Londër nëBritaninë e Madhe.

Ai drejton një projekt të quajtur “GoodNews”, që përdor Ineligjencës Artificiale, duke përdorurnjëqasje atipike për zbulimin e rreme të lajmeve. “Shumica e qasjeve ekzistuese, fokusohentekpërmbajtja. Ato analizojnë tiparet semantike, që janë karakteristikë e lajmit të rremë.Kjofunksionon në një shkallë të caktuar, por jo për të gjitha llojet e problemeve.

Ka edhe pengesa gjuhësore, ku platforma si WhatsApp nuk ju japin qasje në përmbajtje, sepseajoështë e koduar, dhe në shumë raste lajmi i rremë mund të jetë një imazh, që është më ivështirë tëanalizohet, duke përdorur teknikat e përpunimit të gjuhës natyrale”- thotë profesorBronshtajn.

Për këtë arsye, ai dhe ekipi i tij e kthyen këtë model së prapthi,duke vëzhguar se si përhapetlajmi irremë. Në thelb, studimet e mëparshme tregojnë se lajmet e rreme ndahen në internet nëmënyra tëndryshme nga lajmet e vërteta, thotë Bronshtajn.

Lajmet e rreme, mund të marrin shumë më tepër “share”se sa ”like” në Facebook, ndërsapostimetnormale dhe të vërteta kanë më shumë “like” sesa “share”. Duke dalluar modelet sikëto, “‘GoodNews” i bashkangjit një notë besueshmërie një lajmi të caktuar që është publikuar.

Ekipi i “GoodNews”, shpresojnë ta nxjerrë në treg këtë produkt në fund të këtij viti.Ai parashikon qëklientët do të jenë, si kompanitë e mëdha të mediave sociale si Facebook dheTëitter, por edhepërdoruesit individualë. Natyrisht,e gjitha kjo e lë ende pa një përgjigjeshteruese një pyetjekryesore: A mund ta zgjidhë vërtete teknologjia, problemin me lajmet e rreme? Të dy studiuesit janëskeptikë, por janë të bindur se teknologjia mund të ndihmojë.(bota.al)