Home Kronika Aktori i famshëm i jep fund jetës duke u hedhur nga ura:...

Aktori i famshëm i jep fund jetës duke u hedhur nga ura: Kam qenë njeri i keq

Aktori i filmit “Thor” dhe “Terminator: Salvation”, dhe i shumë filmave të tjerë të famshëm, Isaac Kappy i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë në Arizona.

42 vjeçari, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura në Rrugën Transwestern duke e bërë edhe më tragjike shuarjen e tij.

Thuajse 24 orë para vetësakrifikimit së tij, Kappy kishte postuar një deklaratë të gjatë në Instagram ku ndër të tjera shkruante se nuk kishte qenë një njeri i mirë, por tejet ab*uziv me personat përreth tij.

“Kujdes nga njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, sepse nuk ka asnjë për të mbrojtur. Gjatë javës së kaluar, përmes një këndvështrimi që duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë, kam arritur në disa përfundime të zymta për karakterin tim. Unë besoja se isha një njeri i mirë.Nuk kam qenë një njeri i mirë. Në të vërtetë, kam qenë një njeri shumë i keq gjatë gjithë jetës sime, kam përdorur njerëz për para. Unë kam tradhtuar shumë njerëz dhe shumë që më besonin. Unë kam shitur dro*gë. Kam borxhe. Unë kam abuzuar me cigare, dro*gë dhe alk*ool”, shkruante aktori mes të tjerash.

Kappy ishte një përdorues i rregullt dro*ge dhe në vitin 2018 u bë lajmi i parë i mediave pas akuzave se kishte sul*muar vajzën e Michael Jackson, Paris, duke i vënë asaj duart në grykë për ta mby*tur gjatë një feste./Opinion.al