Home Kronika Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Aksident në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në La Loggia, provincë e Torinos, Itali.

Vik*tima është një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari ishte duke hapur një gropë në momentin kur pati rrëshkitje dheu, e cila rezultoi fatale për të.

VIDEO bonus:
Loading...