Home Bota Truprojat pastrojnë trenin para daljes së Kim Jong-un (VIDEO)

Truprojat pastrojnë trenin para daljes së Kim Jong-un (VIDEO)

Lideri i Koresë së Veirut Kim Jong-un ka udhëtuar drejtë Rusisë për të zhvilluar takimin me presidentin Vladimir Putin.

Ndërkohë që udhëheqësi i Koresë së Veriut ka mbërritur në stacionin e trenit në Vladivostok të Rusisë, ajo që ka tërhequr vëmendje është kujdesi i veçantë i truprojave të liderit koreano-verior.

Në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, teksa treni po ndalonte në stacion dhe po e ulte në vijimësi shpejtësinë, truprojat nisin të pastrojnë pjesën në të cilën do dilte Kim Jong-un.

Truprojat e liderit të Koresë së Veriut gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e medias, pak kohë më parë kur Kim Jong-un zhvilloi një takim me presidentin e SHBA Donald Trump, truprojat janë shfaqur duke vrapuar në radhë pas limuzinës./ Opinion.al E.Xh.

Bonus video:
Loading...