Home Bota SHBA “paralajmëron” Rusinë, vendos transportuesit e avionëve në Mesdhe

SHBA “paralajmëron” Rusinë, vendos transportuesit e avionëve në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara kanë filluar shfaqjen e forcës në Detin Mesdhe, duke vënë nën presion Rusinë e cila gjithnjë e më shumë ka shtuar praninë e forcave në kufijtë e zonës së NATO-s.

SHBA vendosi dy transportues të avionëve të klasës Nimic, duke i treguar Moskës se SHBA nuk do të tërhiqet nga kjo zonë e rëndësishme gjeopolitike, transmeton Ksp.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësojnë rivalët e mundshëm dhe ne, si amerikanë do të luftojmë për interesat e tyre, si dhe interesat e aleatëve anembanë botës”, tha admirali James Fogo, komandant i Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Transportuesit e avionëve përbëhen nga disa anije dhe deri në 120 avionë. Sipas CNN, Rusia po angazhohet gjithnjë e më shumë në forcat e saj në shumë vende ku ka përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, marina ruse ka vendosur anije të reja atje dhe ka përmirësuar nëndetëset e saj portin e Sevastopolit në Krime./ Opinion.al E.Xh.