Home Lajme Rikthimi i vizave me Holandën? Flet Fleckenstein: Mbështetet dhe nga…

Rikthimi i vizave me Holandën? Flet Fleckenstein: Mbështetet dhe nga…

Enkel Xhangoli -Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckenstein, i është përgjigjur interesimit të Opinion.al në lidhje me votimin e parlamentit holandez për pezullimin e vizave ndaj Shqipërisë.

I pyetur për komentin e tij në lidhje me këtë votim, Fleckenstein është shprehur se kjo lëvizje ka motive politike pasi jemi në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, u shpreh gjithashtu se votimi i Holandës për pezullimin e vizave ndaj Shqipërisë mbështet dhe nga disa politikanë shqiptarë.

Fleckenstein thekson se nuk ka asnjë rrezik që qytetarëve shqiptarë t’u pezullohet liberalizimi i vizave.

Eurodeputeti gjerman, është shprehur i çuditur që Holanda votoi pezullimin e vizave me argumentin e rritjes së kriminalitetit shqiptar, duke thënë se krimi i organizuar nuk ka nevojë për vizë për të ushtruar veprimtarinë e tij në një shtet të caktuar.

“Mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, që gjithashtu mendoj se mbështet nga disa politikanë shqiptarë.

Nuk shoh asnjë rrezik nga qytetarët shqiptar që të pezullohet liberalizimi i vizave dhe jam i suprizuar që parlamentarët holandez mendojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë që të veprojë”,- shprehet Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckenstein.

Vetëm pak ditë më parë parlamentarët holandezë votuan në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Në procesin e votimit morën pjesë të 150-të legjislatorët e Kuvendit të Holandës, mes të cilëve 105 shprehën vullnetin për pezullimin e liberalizimit të vizave, ndërsa 45 të mbeturit e refuzuan propozimin.