Home Lajme Përfundon java e dytë e fushatës, ja agjenda e kandidatëve për garën...

Përfundon java e dytë e fushatës, ja agjenda e kandidatëve për garën presidenciale

Fushata për zgjedhjet presidenciale po shkon drejt mbylljes së javës së dytë, ndërsa kandidatët për president kanë vijuar me aktivitetet e tyre.

Kandidati për president Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA sonte do të zhvillojnë tubim në Zhelinë, por paraprakisht janë planifikuar edhe takime me qytetarë.

Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska sonte do të ketë tubime në Veles dhe Shën Nikollë. Ndërsa kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski në mbrëmje do të zhvillojë tubimin qendror në Shkup. (INA)