Home Chronicle Digjet makina në Pogradec, e pësojnë edhe tre të tjera

Digjet makina në Pogradec, e pësojnë edhe tre të tjera

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00. Mjeti tip “Benz” i përkiste shtetases me inicialet V.S. Por përveç këtij automjeti janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera, pasi ishin të parkuara brenda një karburanti.

“Më datë 14.04.2019, rreth orës 02:00, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë, është djegur plotësisht 1 mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S, si edhe janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit”, njofton policia./Opinion.al