Home Shëndeti Arsyet përse nuk duhet ta hiqni kurrë brokolin nga dieta juaj

Arsyet përse nuk duhet ta hiqni kurrë brokolin nga dieta juaj

Perimet janë gjithnjë të këshillueshme në dietën tonë, por përdorimi i brokolit është shumë i rëndësishëm, për shkak të vetive të shumta që përmban. Disa nga vetitë më të rëndësishme të tij janë:

1-Ndihmon në parandalimin e kancerit

Brokoli mund të arrijë të jetë një ilaç natyral për shumë lloje të kancerit. Këtu mund të përfshijmë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, zorrës së trashë, mëlçinë, veshkat.

2- Detoksifikimi

Brokoli mund të kthehet në një detoksifikues shumë të mirë për shkak të pranisë të vitaminës C, sulfurit dhe aminoacideve të caktuara. Brokoli ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave, dhe në këtë mënyrë arrin të pastrojë gjakun.

3-Çrregullime të stomakut
Për shkak se është një nga perimet më të pasura me fibra, brokoli mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut.

4. Kujdesi për lëkurën
Faktorët ndikues që lëkura juaj të qëndrojë në formë dhe e re janë antioksidantë si beta-carotene dhe vitamina C dhe ndihmësit e tjerë si vitaminë B, vitamina E etj të cilët janë të pranishëm tek brokoli.

5. Sëmundjet e zemrës
Brokoli ndihmon shumë edhe në sëmundjet e zemrës, për shkak të përmbajtjes së lartë fibrave, beta-carotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq./Opinion.al/

Loading...