Home Ballkani Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti me porosi fishtiane për opozitën: Sa here nisim nj’i pune...

Ali Ahmeti me porosi fishtiane për opozitën: Sa here nisim nj’i pune t’re, t’paret qe prishim jemi ne

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi sot para qytetarëve të Komunës së Kërçovës, të cilëve kryetari i partisë Ali Ahmeti si dhe funksionarët të udhëhequr nga ana e Zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarit të kësaj komune, Fatmir Dehari njëzëri ju tha se vota e dhënë për kandidatin konsensual për president shteti do të mbajë shtetin pranë proceseve euro-integruese dhe nuk do të ketë kthim prapa kur tani më vendi është afër realizimit dhe përmbylljes të çdo problemi politik të së kaluarës.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para bashkëvendësve të vetë tha se janë bërë anketime dhe studime dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve kanë qenë për president konsensual sepse shqiptarët janë ata që e kanë kuptuar njërin nga parimet kryesore të Marrëveshjes paqësore të Ohrit demokracinë konsensuale.

“Çfarë do të thotë demokraci konsensual. Demokraci do të thotë të bësh një veprim të dakorduar pra kjo është demokraci konsensuale. Ne pa mos qenë të sigurt se shqiptarët nuk bëjnë një hap përpara nuk do të hynim në këto veprime por kemi qenë të sigurt dhe jemi shumë të sigurt se shqiptarët përfitojnë nga këto Marrëveshje dhe fitojnë sigurisht përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmbylljen sa më të shpejt të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në paktin politiko-ushtarak të quajtur NATO. Kjo zgjidhje, ky koncept dhe kjo filozofi që po e instalojmë ne dhe që ka të atillë duan ta prishin, por nuk arrijnë të dot asnjë vepër kapitale të cenojnë dhe parandalojnë por të gjitha janë përmbyllur me sukses. Ky koncept, kjo filozofi do të përmbyllet sepse është vullnet i shumicës së qytetarëve, sepse nuk jemi të humbur por jemi fitimtar ,” u shprehë kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nënvizoi nuk ka ide përparimtare që mund të izolohet që mund të pengohet, mundet përkohësisht të krijohen pengesa, vonesa, por idetë e madh herë e kur do triumfojnë dhe se dy herë është provuar që të dilet me kandidat për president shteti edhe atë duke premtuar se do të realizojnë premtimet e dhëna por një gjë e tillë nuk mund të ndodhte pasi nuk mund të fitohej.

“Ne po investojmë në diçka madhore, për tu afruar komunitete sepse ka paragjykime edhe atë më së shumti te bashkëqytetarët maqedonas se sa te ne shqiptarët, pasi pjesa e robëruar dhe që ka fituar lirin e di se çka është robëria dhe si duhet të punohet për më mirë dhe shqiptarët duan që e kaluara mos përsëritet pasi e kanë vuajtur në shpatullat e veta. Ne duam që njerëzit këtu ta ndërtojnë dhe shohin ardhmërinë dhe jo në Gjermani, Zvicër dhe Skandinavi . Kjo bëhet duke përmbushur standardet duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian siç po bëhemi anëtare e NATO-s, rritet interesimi për investime dhe me këtë rritet standardi jetësorë,” u shprehë kryetari Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shprehë se shqiptarët e mbështesin kandidatin për president konsensual pasi ata duan që proceset të ecin përpara.

“Me 21 prill nuk votohet për Stevo Pendarovskin, votohet për Bashkimin Evropian,votohet për NATO, votohet të vendosen standarde të mirëfillta se ky vend mund të ec përpara vetëm në komunikim dhe bashkëpunim me kompromise me dialog me dy komunitet më të mëdha në vend atë shqiptarë dhe maqedonase ndërkaq komunitete tjera japin ndihmën e tyre në këto procese por përgjegjësin për fatet dhe fatkeqësinë e këtij vendi janë në duart e dy komuniteteve,” përfundoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ju bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të pranojnë në radhë të parë atë që e shijojnë siç është Ligji për Gjuhën Shqipe, flamuri Kombëtarë, Universitetet shqiptare, organizimin e ri politik dhe përfaqësimin e drejt adekuat dhe se kjo rrugë duhet të ndiqet. Zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u shprehë se këto zgjedhje janë për të hapur një kapitull të ri të funksionit të Maqedonisë së Veriut dhe është vetëm një gurë në mozaikun e madh që kryetari i BDI-së, Ahmeti e ka paraparë e ajo fotografi e madhe është koncepti i Zvicrës së Ballkanit pra ky koncept është gurë i rëndësishëm që do të krijon atë qëllim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Loading...