Home Entertainment Vidhte të dashurën për t’i blerë dhurata dashnores, ja si hakmerret vajza…

Vidhte të dashurën për t’i blerë dhurata dashnores, ja si hakmerret vajza…

Një vajzë mori hak në mënyrën më të mirë për ish-in e saj pas dyshimeve që ai mund t’i ketë vjedhur detajet e llogarisë bankare, menjëherë pasi ajo i pagoi darkën. Pasi u zbulua e vërteta vajza gjeti mënyrën më të mirë që të gjithë ta merrnin vesh se kush ishte ish-i i saj. Postimi i saj online është bërë viral, duke marrë më shumë se 12 mijë like. Historia fillon më pak se dy muaj më parë, kur Michael Fohsenfeld harroi portofolin gjatë takimit.

26-vjeçarja u betua që do ta bënte të paguante dhe e lumtur pagoi për ushqimin, pijet dhe hyrjen e klubit për rreth 80 paundë. Kjo është nata kur unë besoj se ai më vodhi detajet e bankës dhe pati akses në kartën time, por ai m’i ktheu pas. Ditën tjetër pasi e dalloi duke festuar në Snapchat pavarësisht humbjes së portofolit, ajo ia kujtoi humbjen e parave në një mesazh, por ai ia injoroi.

Pasi hoqi dorë për hir të krenarisë, ajo kuptoi se Michael e bllokoi dhe ishte lidhur me një vajzë që e cilësonte ‘shoqe e ngushtë’. Një muaj më pas, ndryshime ndodhën në llogarinë e Anxhelas, për shkak të shpenzimeve të Michael për të dashurën e tij aktuale. Në fund ajo kërkoi shpërblim, për dëmin e bërë në llogarinë e saj. Michael u shpall fajtor për mashtrim më 22 tetor dhe mori edhe një dënim për rastin. Në twitter ajo nuk nguroi edhe të bëjë publik historinë ku kishte rënë viktimë e saj.